Himara Droutsas takon Bollanon dhe Dulen
Duke konfirmuar keshtu klimen jo dhe aq te ngrohte ne marredheniet dypaleshe qeveria greke motivohet ne kete qendrim te pritshem edhe nga incidenti i Himares qe po fiton vleresimin e nje ngjarjeje qe perfaqeson nje pjese te realitetit greko-shqiptar.
Keshtu vetem nje dite pasi Kryeministri grek Jorgo Papandreu u shpreh me tone shqetesuese lidhur me ngjarjen e veres ku gjeti vdekjen Aristotel Guma dyshja perfaqesuese e minoritetit grek ne Shqiperi kreu i OMONIA-s dhe Bashkise se Himares Vasil Bollano dhe ai i Partise Bashkimi per te Drejtat e Njeriut kane mberritur ne Athine ku pritet te zhvillojne sot nje takim me ministrin e Jashtem te Greqise Dimitris Droutsas.
Aktiviteti eshte afishuar zyrtarisht nga Ministria e Jashtme dhe paralajmeron nje trajtim intensiv te problemeve te ngritura nga keto dy subjekte sa u perket ceshtjeve te minoritetit.
Kuadri i angazhimeve te Greqise zyrtare do te institucionalizohet edhe me tej teksa ne muajin tetor pritet qe ne Tirane te mberrije Droutsas qe sapo eshte konfirmuar si numri nje i diplomacise se saj.
Edhe pse informacionet e takimit pritet te behen publike sot eshte e qarte se ne thelbin e vet dyshja Bollano-Dule do te adresoje ne nje nivel te ri shqetesimet e tyre politike qe jane bere te njohura edhe ne Shqiperi.