E Enjte, 5 Nëntor 2026

Fier, në 6 muaj, 110 gra kërkojnë urdhër mbrojtje

Prej 1 janarit deri me 30 qershor të këtij viti, në Fier, 110 gra i janë drejtuar gjykatës për të marrë urdhër mbrojtjeje nga bashkëshortët. Në 77 raste gjykata vendosi në favor të tyre.
Por, jo të pakta janë rastet kur edhe pse gratë mund të jenë divorcuar, apo me urdhër mbrojtjeje, të përjetojnë dhunë nga bashkëshorti, apo ky i fundit të kalojë në ekstrem, duke i marrë jetën. 
Rasti i fundit në Fier, me 10 shtator. 31 vjecari Elton Metaj vret me kallashnikov ish bashkeshorten e tij 23 vjecare Sabrina Bengaj.
Sipas psikologes Esmeralda Dimo, këto raste mund të minimizohen nëse urdhërat e mbrojtjes monitorohen më mirë nga shërbimi social i bashkive dhe policia.
Ndërsa parandalimi i përshkallëzimit të dhunës, përmes terapisë në çift, duket se në Shqipëri mbetet ende stigmë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›