E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haradinaj: Mëlironi deri sa tëfillojë gjykimi

HAGë- Ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar sot nga Gjykata e Hagës, që të lirohet përkohësisht deri në fillimin e procesit gjyqësor.

Në kërkesë, avokatët e liderit të AAK-së, theksojnë se nëse lirohet, ai nuk do të paraqesë rrezik për dëshmitarët dhe se nuk ekziston rreziku për ikjen e tij.

“Nuk ka asnjë dëshmi se rrezikimi i ndonjë dëshmitari mund të ketë qenë pasojë e lirimit të Haradinajt pas gjykimit të shkallës së parë”, thuhet në kërkesën e mbrojtësve.

Dhoma e Apelit e Tribunalit të Hagës për Krime të Luftës, në seancën e mbajtur më 21 korrik të këtij viti, ka vendosur që procesi kundër Ramush Haradinajt, Idriz Baljat dhe Lah Brahimit, të përsëritet pjesërisht.
(m.a/rel/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›