E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta Shqiperia me prane Evropes

Kryetari i LSI-se Ilir Meta ne fjalen e tij ne takimin organizativ te Levizjes Rinore per Integrim ka deklaruar se Shqiperia ka arritur shume ne 20 vitet e fundit duke u kthyer nga nje vend eksodesh ne nje vend qe po i afrohet gjithnje e me shume Evropes.

Ne keto 20 vite LRI sot perfaqeson organizaten me te fuqishme qe ka pasur ndonjehere Shqiperia. Ne keto vite vendi ka arritur shume duke pasur parasysh se cfare perfaqesonte Shqiperia ne vitet 90 kur njerezit vriteshin per te kaluar kufirin dhe ate qe perfaqeson sot ka deklaruar Meta.

Sipas ish-ministrit te Jashtem vendi yne arriti ti plotesoje ne nje kohe rekord kushtet e vendosura nga BE per te perfituar liberalizimin e vizave.

Shqiperia i ka plotesuar te gjitha standartet per heqjen e vizave dhe tani ju mund te merrni eksperiencat e te rinjve evropiane iu eshte drejtuar Meta te rinjve.

Kryetari i LSI-se ka shprehur me tej edhe ambicjen e partise se tij per te fituar nje rezultat spektakolar ne zgjedhjet e ardhshme.

Te arrijme nje rezultat spektakolar per te gjitha rrethet e Shqiperise. Te krijojme nje politike besnike ndaj njerezve per nje Shqiperi te vertete evropiane ka shtuar Meta.

Ne kete takim organizativ te LRI-se beri prezantimin e tij edhe deputeti i larguar se fundmi nga PS Vangjel Tavo i cili u shpreh i gatshem te punoje me miqte e tij ne LSI.

Jam ketu qe te bashkepunoj me miqte e mi Luan Rama Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi. Te punojme qe LSI te ece perpara dhe te forcohet cdo dite deklaroi Tavo.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›