E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS Pipero perfitues ne tendera

Deputeti i Partise Socialiste Eduard Shalsi ka mbeshtetur akuzat e tij ndaj Ministrise se Shendetesise me fakte qe sipas opozites nxjerrin drejtorin e politikave shendetesore ne kete ministri zotin Pellumb Pipero si perfitues te tenderave te barnave ne QSUT.

Petrit Vasili dhe Pellumb Pipero u bene dje avoketer te tenderave te ilaceve sepse drejtori i politikave shendetesore ne ministrine e Vasilit perfiton miliona euro nga tenderat qe zhvillohen per barnat ne QSUT. Ai eshte themelues i kompanise se ilaceve qe drejtohet nga vellai i tij ka deklaruar Shalsi.

Shalsi premton se ne ditet ne vijim do te publikoje te tjera fakte skandaloze ne menyre qe qytetaret te kuptojne gjendjen e rende te spitaleve ne vend.

Por ne nje reagim te tijin Pipero ka hedhur poshte akuzat duke theksuar se nuk ka asnje lidhje me kompanine e drejtuar nga vellai i tij.

Te themelosh nje kompani farmaceutike eshte nje e drejte private. Deklaroj me pergjegjesi se nuk kam qene dhe nuk jam pronar apo administrator i asaj kompanie dhe nuk ka asnje firme timen qe deshmon favorizim te biznesit te velllait tim ka deklaruar Pipero.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›