E Diel, 1 Nëntor 2026

Fier, nis largimi i vagonave çisternë me karburante

Ka nisur largimi i vagonave cisterne me karburante nga linja hekurudhore Tirane-Vlore në qytetin e Fierit. Punonjësit e një kompanie ruse po punojnë për zbrazjen e karburantit nga këto cisterna, për të bërë më pas largimin e tyre. Ndërkohë banorët mbahen të larguar nga zona, pasi paraqet rrezik të madh. Po kështu bëhet e ditur se reparti i zjarrefikseve,policia dhe nje ambulance ndodhen të pranishme per te mbajtur situaten nen kontroll. Treni me 6 vagonë cisternë u përmbys me 30 dhjetor të vitit 2011 duke kërcënuar haptaz jetën e rreth 50 familjeve të Mbrostarit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›