Shkodër, arrestohet në flagrancë 18 vjeçari për “vrasje në tentativë”

Policia e Shkodrës ka arrestuar ne flagrance shtetasin, Klodjan Guri,18 vjec, banues ne lagjen "Skenderbeg" qyteti Shkoder. Arrestimi i ketij shetasi u be pasi po dje rreth ores 17:40, afer shkolles "Pashko Vasa" ne lagjen Skenderbeg Shkoder, pas nje konflikti per motive te dobeta ka goditur disa here me arme te ftohte thike shtetasin S.V, 17 vjeç banues ne lagjen "Skenderbeg" Shkoder. I demtuari eshte transportuar ne Spitalin Rajonal te Shkodres, ku ka marre edhe ndihmen e pare. Gjatë arrestimit të Gurit eshte bere e mundur gjetja dhe sekuestrimi i armes se kryerjes se ngjarjes, e cila eshte nje thike me hapje.
Ndërkohë materialet do t`i kalojne Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Shkoder, per veprat penale te " Vrasjes me dashje e ngelur ne tentative" dhe " Mbajtjes pa leje te armeve te ftohta".