Rexhep Qosja: Gjuha në politikë, e padrejtë. Aleanca PS-LSI, e dobishme
Lezhë- Akademiku Rexhep Qosja e ka cilësuar të dobishme marrëveshjen PS-LSI për zgjedhjet e 23 qershorit, teksa ka quajtur të padrejtë gjuhën që përdoret në politikë dhe se populli ka nevojë që kjo të ndryshojë siç tha ai.
“Besoj se është një koalicion i dobishëm që do i sjellë të mira, dobi opozitës shqiptare në procesin e zgjedhjeve. Besoj se ky koalicion do sjellë numër më të madh të zgjedhësve për opozitën shqiptare”- tha Qosja.
Qosja evidentoi gjithashtu si nevojë përfshirjen e më shumë grave në politikë në funksion të zhvillimeve më positive në të ardhmen e politikës shqiptare
Akademiku Qosja ka promovuar librin Shqipëria dhe Kosova në qytetin e Rreshenit. Qëndrimi politik, cështja shqiptare , kush e ka krijuar, padrejtësitë ndaj shqiptarëve etj, të gjitha këto pikëpyetje Akademiku Qosja iu jep përgjigje në librin e tij.
I pranishëm në këtë takim ka qenë edhe ish-Presidenti Mejdani si dhe deputetë të Partisë Socialsite.
Më pas kreu i Bashkisë Rrëshen, i dorëzoi titullin Qytetar Nderi Akademikut Qosja.