Fier, padia nga Kësh. Qarkut, Murati: Luftë politike
Pas padisë së bërë nga kryetari aktual i Këshillit të Qarkut të Fierit Luan Muçaj, ndaj paraardhësit të tij Ferdinand Murati, ky i fundit ka reaguar duke e cilësuar këtë si një luftë politike, kur brenda PD ka një fushatë zgjedhjesh për krerët lokalë.
FIER- Zyra e përmbarimit Fier, ka dërguar pranë Këshillit të Qarkut një vendim ku kërkon shlyerjen nga ky institucion të një shume prej rreth 34 milion lekë. Pas këtij vendimi kryetari aktual i Këshillit të Qarkut të Fierit Luan Muçaj, ka paditur paraardhësin e tij Ferdinad Muarati. Padija në drejtim të Muratit është për një leje ndërtimi të dhënë në vitin 2000, e cila u konsiderua e jashtë ligjshme në vitin 2003 nga KRRTSH-ja.
Ish kreu i Këshillit të Qarkut Ferdinad Murati e ka cilësuar këtë si luftë politike tashmë që brenda radhëve të PD-së ka një fushatë zgjedhje për krerët lokal.
“Për një shesh ndërtimi apo për një leje ndërtimi firmosin 17 vetë, gjithmonë këto vendime janë marrë në mënyrë kolegjiale nga grupi. Unë këtë gjë e kuptoj si fushatë elektorale në strukturat e Partisë Demokratike ”- tha Ish kreu i Këshillit të Qarkut Ferdinad Murati.
Përfaqësuesi i zyrës juridike Arap Shkopi, deklaron se vendimi është i paligjshëm.
“Eshtë një vendim i paligjshëm, pasi ky vendim i marrë nga Këshilli i Rregullit të Territorit të këshillit të rrethit në atë kohë është fuqizuar nga KRRTSH-ja. Pra është marrë një vendim pa përcaktuar as emrin e objektit se kush e ka, as metër katrorë se sa janë dhe në të njëjtën kohë në fund zbardhet leja e ndërtimit për qytetarin ku këtu nuk bëhet fjalë se kush është qytetari”- u shpreh Shkopi.
Këshilli i qarkut ka ankimuar këtë vendim me pretendimin se kjo është një çështje që nuk i takon këtij këshilli si dhe faktin se kjo shumë falimenton ekonomikisht veprimtarinë e qarkut Fier, tashmë pritet vendimi i gjykatës. (a.r/news24/balkanweb)