E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lac, mijëra besimtarë në kishën e Shën Ndoit

Mijra besimtarë të kishës së Shën Ndoit në Lac, nga e gjithë Shqipëria dhe jashtë saj, kanë filluar sot të martën e parë të 13 të tillave, deri në 13 qershor kur është dita e shenjtit, ku pritet edhe numri më i madh i shtegtarëve në kishën e Lacit. 

LAC- E marta e parë e Shën Ndoit ka mbledhur mijëra besimtarë në kishën me të njëjtin emër, që ndodhet në qytetin e Lacit. Ata që e njohin Shën Ndoin, ata që i kanë përjetuar mrekullitë e tij, mezi i presin të martat dhe 13 qershorin, ditën e madhe të shenjtit.
Nisur nga e dita e sotme, për 13 të marta me radhë, Kisha e Lacit mirëpret besimtarë nga e gjithë Shqipëria dhe jashtë saj deri me 13 qershor, kur është dhe dita e përkujtimit të shenjtit. Pelegrinët ngjiten në këtë mal duke kryer gjatë gjithë rrugës rite të ndryshme. Një panoramë e tillë plot gjallëri do të fokusohet për 13 të marta me radhë deri me 13 qershor ditën e Shenjtit, kur numri shtegtarëve është shumë herë më i madh. (e.n/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›