E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, përplaset për vdekje 78-vjeçari

Një 78-vjeçar është përplasur për vdekje nga një automjet në qytetin e Fierit. Mësohet se Spiro Tegu është përplasur nga mjeti Benz me targa AA 047 AK, në vendin e quajtur Rotondoja e Sheqit, në Fier.

Si pasojë ai është plagosur rëndë dhe ka ndërruar jetë në spital pak orë pas ngjarjes. Ndërkohë, policia e Fierit bën të ditur se ka vënë në pranga drejtuesin e mjetit, Robert Rapushaj, 36 vjeç.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›