E Diel, 1 Nëntor 2026

Fatmir Mediu përsëri pa imunitet? Gjykata e Lartë shqyrton padinë e ngritur nga banorët e Gërdecit

Fatmir Mediu

Fatmir Mediut, kryetar i Partisë Republikane dhe ministër i Mjedisit, mund ti hiqet përsëri imuniteti i deputetit. Kjo pasi Gjykata e Lartë ka pranuar një padi të banorëve të dëmtuar nga shpërthimi tragjik i Gërdecit në vitin 2008, ku humbën jetën 26 persona.

Banorët akuzojnë Mediun për plagosje të rëndë nga pakujdesi gjatë kohës kur ai mbante detyrën e Ministrit të Mbrojtjes, kohë kur dhe ndodhi shpërthimi.

Në fakt, banorët kishin ngritur padi edhe ndaj Ylli Pinarit, Mihal Delijorgjit dhe Dritan Minxollit por Gjykata e Lartë ia ka kaluar Gjykatës së Tiranës për mungesë kompetencash.

Edhe pse kanë gati katër vite nga shpërthimi, gjykata ende nuk ka mbyllur çështjen. Aktualisht çështja ndodhet në fazën e paraqitjes së pretencës dhe pretendimin e palës mbrojtëse.

Fatmir Mediut për këtë çështje iu hoq imuniteti në qershor të vitit 2008 si edhe dha dorëheqjen nga posti i ministrit. Ai u rikthyer në qeveri pas zgjedhjeve parlamentare të 2009-s.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›