Promovim libri, Topi: Tirana qendra e të gjithë shqiptarëve
Ndroqi, Petrela, Preza, janë e Kalatë e Tiranës në të cilat gjendet qytetërimi i vjetër, identiteti si dhe vlerat e larta. Presidenti i republikës Bamir Topi ka vlerësuar lartë traditën tiranase duke e cilësuar si kryeqytetin e të gjitha shqiptarëve nëpër botë, kudo që ndodhen.
Këtë deklaratë presidenti i republikës Bamir Topi e dha gjatë promovimit të librit "100 familje autoktone tiranase". Nga ana e tij njëri prej bashkautorëve Zenel Anxhaku ngriti lart traditën dhe vlerat tiranase duke folur për familjet më të shquara dhe intelektuale të Tiranës.
Ky libër mbart vlera historike, njohëse si dhe social-shoqërore. Në të autorët Donika Anxhaku dhe Zenel Anxhaku pasqyrojnë familjet e vjetra tiranase në gjenezën e tyre, në zhvillim, brez pas brezi në raportet shoqërore si dhe në meritat e tyre për ndërtimin e një Tirane moderne. Në këtë aktivitet merrnin pjesë një sërë figurash të njohura intelektuale të familjeve më të vjetra tiranase por jo vetëm.