Shpërthimi tragjik në Boston, Rusia mbajti informacione sekrete
SHBA- Mediat amerikanë shkruajnë sot se Rusia ka mbajtur informcione sekrete lidhur me sulmin në Boston ku humbën jetën tre persona.
Edhe pse Moska dha informacione për të dyshuarin e sulmit Tamerlan Çarnajev-in, amerikanët shprehen se inteligjenca ruse ka qenë në dieni të disa bisedave për xhihadin që 26-vjeçari çeçen kishte bërë me të ëmën e tij, por FBI-ja u informua vetëm pas sulmit.
Regjistrimi është bërë para dy vitesh dhe aty tregohet se Tamerlan flet me nënën për xhihadin dhe shpreh dëshirën për të shkuar në Palestinë, por duke mos njohur gjuhën tërhiqet.
Ende nuk dihet se pse Rusia nuk ka dhënë informacione mbi këët bisedë, ndërsa ka pasur komunikime edhe me një tjetër person nga Kaukazi. Gjithastu kjo tregon se familja Çarnajev ka qenë e rrezikshme dhe mbahej nën vazhgim nga autoritetet ruse.