E Diel, 1 Nëntor 2026

Tre persona të armatosur grabisin argjendarinë në Fier, plagoset pronari

argjendariFier- Një argjendari është grabitur mesditën e sotme në qytetin e Fierit. Sipas burimeve policore tre persona kanë hyrë në ambientet e saj dhe nën kërcënimin e armës kanë mundur të marrin me vete një sasi të konsiderueshme bizhuterish.

Për pasojë ka mbetur i plagosur pronari i argjendarisë, pasi ai ka bërë rezistencë dhe është qëlluar nga grabitësit me pjesën e pasme të armës në kokë. Pronari është dërguar në spitalin e qytetit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Polici ka nisur menjëherë hetimet dhe po punohet për të indetifikuar autorët e grabitjes dhe më pas arrestimin e tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›