E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, policia prangos 2 protestues të naftës

FIER-Janë arrestuar 2 vetë dhe 12 të tjerë do të procedohen penalisht në gjendje të lirë nga policia. Lidhur kjo me protestën e djeshme në fshatin Zharrës të Fierit të banorëve ndaj firmës kanadeze të naftës Bankers Petrolium. Ata pretendojnë se shpërthimet nëntokësore iu kanë shkaktuar shqetësim dhe dëme materiale në banesat e tyre. Nuk është hera e parë, pasi edhe vitin e kaluar kanë qenë banorët e fshatrave Kallm 1 dhe Kallm 2, komuna Mbrostar të Fierit, të cilët kanë protestuar, duke pretenduar se banesat po plasariten dhe ndjehen në rrezik jete nga këto veprime të firmës.

Edhe pse përfaqësues të kompanisë kanadeze kanë premtuar minimizimin e shpërthimeve nëntoksore, sipas vetë banorëve, ende nuk është marrë asnjë masë. Bankers Petroleum nuk ka respektuar premtimet e bëra në nisjen e aktivitetit të saj. Ata ankohen se kjo kompani është përqendruar në shfrytëzimin në maksimum të puseve të naftës dhe nuk shqetësohet për pasojat që po shkakton në jetesën e këtij komuniteti. Kompania kanadeze, Bankers Petroleum, administron të gjithë zonën naftëmbajtëse të Patos-Marinzës në Fier.

Këtë herë janë arrestuar në flagrancë shtetasit, Kastriot Beluli, 45 vjeç dhe Gentjan Asllani, 38 vjeç, të dy banues në Zharrës për veprat penale të Shkatërrimit të pronës me mjete të tjera dhe Organizimit dhe pjesëmarrjes në grumbullime të paligjshme.

Pasi rreth orës 04.00 në vendin e quajtur Depot e Firmës Bankers në vatrën e pusit nr.5007, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë hapur depot e naftës të kësaj firme, ku kanë derdhur një sasi të konsiderueshme nafte bruto, si dhe kanë bllokuar rrugën nacionale Fier-Rroskovec, së bashku me persona të tjerë.

Policia, gjithashtu, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për veprën penale te Organizimit dhe pjesëmarrjes në grumbullime të paligjshme, parashikuar nga neni 278/2 i Kodit Penal për shtetasit:

-Tajar Hajdini, 61 vjeç

-Aldi Baha, 28 vjeç

-Fuat Kaliçi, 50 vjeç.

-Shkelqim Gremi, 47 vjeç

-Neki Karafili, 49 vjeç

-Bajram Karafili, 70 vjeç

-Namik Deliaj, 57 vjeç

-Abedin Hoxha, 48 vjeç

-Elton Ruko, 30 vjeç

-Haxhi Shushka, 75 vjeç

-Bledar Rama, 26 vjeç

-Fadil Bani, 53 vjeç, të gjithë banues në Zharrës.

 

 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›