Wollfarth: Situata e grave shqiptare në poltikë, e padrejtë

Eugen Wolfarth
TIRANË - OSBE/ODIHR-i në bashkëpunim me Praninë e OSBE-së në Shqipëri, janë duke zhvilluar aktualisht një takim, i cili ka nisur në orën 10:00 në hotel “Sheraton”, si një tryezë e rrumbullaktë për rritjen e pjesëmarrjes së grave në partitë politike.
Në fillim të takimit e mori fjalën ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Eugen Wollfarth. Fatkeqësisht, pjesëmarrja e grave në politikë vazhdon të jetë shumë e ulët në Shqipëri dhe kjo duhet të zgjidhet që tani e tutje, u shpreh Wollfarth. Ai përmendi edhe Kodin Zgjedhor, i cili kërkon përfaqësimin e grave me 30 për qind. Ka disa dobësi në formulën e ligjit, të cilat u vunë re në zgjedhjet e fundit parlamentare, ku vetëm 23 gra u zgjodhën në parlament. Shumë gra të afta vazhdojnë të mbeten të përjashtuara nga shërbimi publik. Situata aktuale është e padrejtë dhe nuk reflekton frymën e demokracisë. Partitë duhet të bëjnë më shumë, për sa i përket kuotës gjinore, përsa i përket frymës së ligjit. Duhet të bëjnë më shumë për të vendosur më shumë gra në listat zgjedhore dhe për trajnimin e aftësive e tyre. Një barazi më e madhe gjinore është për rritjen e sigurisë.”, shtoi Wollfarth.
“Jemi vetëm 16% në parlament. Shumë pak, por problemi nuk është vetëm te numrat, gratë nuk duhet të jenë vetëm numra, por një peshë e vërtetë, pasi nëse humbin gratë, humbet gjithë shoqëria.”, u shpreh kryetarja e Komisionit parlamentar për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, Valentina Leskaj. Duke përmendur se, 70% e atyre që mbarojnë universitet në Shqipëri janë vajza dhe se 60% e të intervistuarve në një anketim besojnë tek aftësitë për ndryshim dhe tek inteligjenca e grave apo tek lufta e tyre kundër korrupsionit.
Konferenca do të pasohet në datat 19 dhe 20 qershor nga një trajnim për gratë, që marrin pjesë në partitë politike, për çështje si: menaxhimi i resurseve, fushata zgjedhore, lidershipi dhe marrëdhëniet me mediat etj. /M.A./