E Diel, 1 Nëntor 2026

Fier, pranga 24-vjecarit, policia: Marrëdhënie seksuale me një të mitur

FIER- Një 24-vjecar ka rënë në pranga pas akuzave se ka abuzuar seksualisht me një të mitur në qytetin e Fierit.

Burime nga policia bëjnë me dije se kanë arrestuar shtetasin Arjol Gjini pasi akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 14-vjeçare.

Arrestimi i 24-vjecarit erdhi pas denoncimit të familjarëve të 14-vjecares, e cila i kishte rrëfyer se ishte përdhunuar. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. 
(e.m.BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›