E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haxhinasto: "Shqiperia e gatshme te kontribuoje per Libine"

"Shqiperia, si vend anetar i NATO-s, eshte e gatshme qe te ofroje portet dhe aeroportet si dhe hapesiren ajrore e ate detare per nevojat e veprimeve ushtarake te Aleances, apo per qellime humanitare qe kane te bejne me situaten dhe zhvillimet ne Libi". Kjo eshte deklarata qe ka bere zevendeskryeministri dhe ministrit i Jashtem, Edmond Haxhinasto gjate Konferencen per Libine, qe u zhvilluar dje ne Londer. Haxhinasto, theksoi se Shqiperia i bashkohet komunitetit nderkombetar, ne vendosmerine per te zbatuar Rezolutat e Keshillit te Sigurimit te OKB-se mbi Libine. Duke theksuar rendesine e konferences se sotme, Haxhinasto nenvizoi se prania ne kete konference, si dhe pjesemarrja e angazhimi i vendeve partnere dhe organizatave rajonale, mbetet nje element i rendesishem per te ardhmen e Libise, si dhe per suksesin ne fushen humanitare, ushtarake dhe ate politike. Kreu i diplomacise shqiptare, u shpreh se Shqiperia mbeshtet krijimin e Grupit te Kontaktit mbi Libine dhe garantoi per angazhimin e plote te vendit ne kete kuader. Ne konferencen per Libine marrin pjese kryeministri britanik Dejvid Kamerun, Sekretarja Amerikane e Shtetit, Hilari Klinton, Sekretari i Pergjithshem i OKB-se, Ban Ki Mun; Sekretari i Pergjithshem i NATO-s, Anders Fogh Rasmusen, ministrat e Jashtem te vendeve anetare te NATO-s, si dhe ministrat e Jashtem te vendeve te rajonit afer Libise, perfaqesues te larte te Organizates se Konferences Islamike dhe te Liges Arabe. Kjo konference konfirmoi angazhimin e plote te vendeve pjesemarrese, per sovranitetin, pavaresine, integritetin territorial dhe unitetin kombetar te Libise, si dhe miratoi krijimin e Grupit te Kontaktit, si struktura nderkombetare qe do te merret me koordinimin e politikave mbi Libine. Gjate punimeve te konferences, Haxhinasto pati mjaft takime me homologe te tij, si Sekretarin e Jashtem britanik Hague, Sekretaren e Shtetit Clinton, ministrin e Jashtem francez Alain Juppe, ministrin italian te Puneve te Jashtme Fratini, ministrin e Jashtem grek Droutsas, Baroneshen Ashton etj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›