Kosove, Vizat, udherrefyesi brenda pak javesh
Raportuesja per Kosoven ne Parlamentin Europian, Ulerike Lunacek, ka thene se Kosova shume shpejt do te marre udherrefyesin per liberalizimin e vizave. Keto komente, Lunacek i ka bere permes nje video-mesazhi drejtuar studenteve te Universitetit "AAB & Riinvest". Ajo tha se ne Parlamentin Europian, shume nga eurodeputetet jane te perkushtuar qe t'i afroje te gjitha vendet e Ballkanit Perendimor sa me afer Bashkimit Europian. "Si raportuese per Kosoven ne Parlamentin Europian, une dhe shume nga koleget e mi jemi te perkushtuar qe ta sjellim Kosoven bashke me vendet tjera te Ballkanit Perendimor sa me afer Bashkimit Europian", - tha Lunacek. Mirepo, nje perqendrim i vecante i kosovareve keto dy vitet e fundit ka qene ceshtja e liberalizimit te vizave. Kosova ka mbetur e fundit ne kete proces, perderisa vendet e rajonit tashme levizin lirshem per ne vendet e BE-se pa pasur nevoje per regjimin e vizave.
Brukseli i kishte premtuar qeverise se Kosoves se do t'i dorezonte udherrefyesin si hapi i pare ne drejtim te liberalizimit. Lunacek tha se beson qe ky udherrefyes do t'i dorezohet Kosoves brenda pak javesh. Pasi qe mesazhi i saj u drejtohej studenteve, Lunacek tha po ashtu se ata duhet te mesojne per integrimet europiane dhe se sa here qe udhetojne jashte vendit, ata jane ambasadoret me te mire te Kosoves. "Ne ne Parlamentin Europian luftojme per te drejtat tuaja qe te udhetoni lirshem ne vendet e Bashkimit Europian ngjashem me qytetaret e tjere te Ballkanit Perendimor, te cilet tashme udhetojne lirshem", - tha Lunacek. Nderkohe, zevendesministri per Integrime Europiane, Gezim Kasapolli, rikujtoi se BE-ja ka premtuar se udherrefyesin do t'ia dorezoje Kosoves gjate kesaj pranvere. "Kemi marre nje zotim nga zyrtaret me te larte te Bashkimit Europian qe udherrefyesi ne Kosove do te arrije para fundit te pranveres. Si duket, ata nuk e kane kuptuar qe dimri ka mbaruar, por, megjithate, kemi edhe nje afat kohor prej nje muaji qe BE-ja ta plotesoje kete zotim", - ka thene Kasapolli. Sfidat kryesore, te cilat Kosova duhet t'i tejkaloje qe te siguroje levizjen pa viza per qytetaret e saj, kane te bejne me sigurine e dokumenteve personale, menaxhimin e integruar te kufirit, si dhe me riatdhesimin dhe riintegrimin, marre parasysh nje numer tejet te madh te kosovareve kane ende statusin e azilit neper vende te ndryshme anetare te BE-se, te cilet do te duhet qe te kthehen dhe riatdhesohen ne Kosove.