Tunizia ekstradon kryeministrin e kohës së Gadafit

Atij i ndalohej hyrja në Libi që prej muajit shtator teksa prej disa muajsh është nënshkruar mandati i arrestit për të. Lajmi bëhet i ditur nga agjencia e lajmeve “AFP” e cila citon burime zyrtarë nga Tunizia.
"Vendimi për ekstradimin e tij u mor. Mbeten vetëm procedurat për t'u kryer me autoritetet libiane'', deklaroi një zyrtar i Ministrisë tuniziane të Drejtësisë.
Ndërsa zëdhënësi i presidencës, Adnen Manser tha se "qëndrimi zyrtar është rikthimi i Al Mahmudit në Libi. Por, ne duhet të kemi garancitë për sa i përket respektimit të të drejtave të mbrojtjes, kushtet e burgosjes, respektimin e të drejtave të njeriut''.
2012-05-23 08:25