E Diel, 1 Nëntor 2026

Sarandë, kapen 2.8 kg kanabis, në pranga 27-vjeçari

Një 27-vjeçar është arrestuar nga policia e Sarandës pasi u kap me 2.8 kg lëndë narkotike.
 

Burime nga policia bëjnë me dije se është arrestuar 27-vjeçari Qamil Cërriku të cilit gjatë një kontrolli në banesën e tij u gjetën tre pako cilindrike me lëndë narkotike të llojit kanabis sativa, të mbështjella me natriban në ngjyrë kafe.
 

Ndërkohë materialet në ngarkim të 27-vjeçarit i kanë kaluar prokurorisë me akuzën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›