Fier, protestë ndaj Agimit tëArtë, qentë i veshin flamurin grek

Të tjera rreth shkrimit Agimi i Artë: Do luftojmë në çlirim
FIER- Disa banorë të qytetit të Fierit protestuan sot në qendër të qytetit si reagim ndaj deklaratave të „Agimit të Artë“ bërë të dielën në ceremoninë përkujtimore të Aristotel Gumës.
Protestuesit kanë veshur dy qenë me flamurin grek si dhe kanë shkruar parrulla fyese kundër Agimit të Artë.
Disa persona u shoqëruan në polici.
Në trevjetorin e vdekjes së Aristotel Gumës, të riut himaroit që u përplas nga një makinë teksa udhëtonte me motor përfaqësues të partisë naziste greke, Agimi i Artë, mbajtën dhe një fjalim të ashpër. Kristoforos Tsankas deklaroi te varri i Gumës, se nuk ishin në Himarë për të ikur, por për të luftuar deri në çlirimin e Himarës.
(Foto: Protesta sot paradite ne Fier)
(sg/shqiptarja.com)