Fier, rrezikon shembjen pallati në qendër të qytetit
Nga Irma Hoxha
Një pallat 5-katësh në qendër të qytetit të Fierit rrezikon të shembet, ndërsa kërcënohet seriozisht jeta e pjesëtarëve të 21 familjeve që prej dekadash banojnë aty.
FIER . Tragjedia e 9 nëntorit të vitit të kaluar në lagjen "11 Janari" të Gjirokastrës, ku si pasojë e rrëzimit të pallatit humbën jetën tre persona, si dhe shembja e ish-Shtëpisë së Oficerëve në qytetin e Bulqizës, ka shkaktuar panik tek 100 banorë në Fier. Të terrorizuar nga fakti se nga çasti në çast mund të përfundojnë nën rrënojat e pallatit, kryefamiljarët u bëjnë apel drejtuesve të Bashkisë së këtij qyteti si dhe prefektit Shahin Bejtaj, që të marrin masa emergjente për zgjidhjen e problemit të tyre si dhe shmangien e një tjetër tragjedie. Ndërkohë, Bejtaj ka deklaruar se do të caktohet një grup specialistësh për të verifikuar nga afër dëmet që ka pësuar pallati që ndodhet vetëm 100 metra larg qendrës së qytetit. Ndërkohë, prefekti ka garantuar se do të vihen para përgjegjësisë ligjore shkaktarët e dëmtimit të këtij objekti.
PALLATI
Që prej disa kohësh, 21 familjet që banojnë në pallatin 5-katësh në lagjen "Apollonia" të Fierit, kanë dhënë sinjalin SOS. Banorët pohojnë se pallati i ndërtuar këtu e 30 vite më parë ka pësuar plasaritje të shumta. "Deri para tre vitesh nuk kemi pasur probleme. Por gjatë kësaj periudhe ndërtesa pësoi çarje të dukshme të mureve, që janë shkaktuar nga ndërtimet e reja. Vetëm 3-4 metra larg pallatit po ndërtohet një shtëpi që aktualisht ka arritur në dy kate", - thonë banorët. Ata shprehen se janë ankuar herë pas here në bashki, por deri tani nuk është marrë asnjë masë. "Jemi në rrezik të madh. Kemi trokitur në shumë dyer, por që janë mbyllur për ne. Ne nuk duam të përfundojmë nën gërmadha. Shteti duhet të na ndihmojë tani dhe jo atëherë kur të ndodhë gjëma, ashtu siç edhe ndodhi në Gjirokastër", - deklarojnë përfaqësuesit e familjeve në fjalë.
APELI
Banorët e pallatit në lagjen "Apollonia" i janë drejtuar me shkresë zyrtare Zyrës së Urbanistikës pranë Bashkisë së Fierit, por edhe prefektit Shahin Bejtaj. Krerët lokalë kanë pohuar se do të ngrihet një grup i posaçëm specialistësh, i cili do të verifikojë nga afër të gjitha rrethanat dhe kushtet e sigurisë teknike në apartamentet e pallatit. "Në raste ndërtimesh, të gjithë ata që ndërhyjnë do të kenë përgjegjësi ligjore, pasi duhet që patjetër të respektohen rregullat e sigurimit teknik, të cilat në këtë rast mund të mos jenë zbatuar", - ka thënë Bejtaj. Ky i fundit pohon se fillimisht janë në pritje të relacionit zyrtar nga ana e specialistëve dhe më pas do të ndërhyhet për zgjidhjen e problemit. "E njoh problemin e banorëve të pallatit që rrezikon shembjen dhe kam marrë takim me një përfaqësi të komunitetit që banon aty. Sipas informacionit që unë kam, ky pallat ka probleme serioze, të cilat mund të kenë ndodhur edhe për shkak të ndërtimit që po bëhet pranë tij, pa respektuar parametrat teknike dhe distancat përkatëse. Por deri tani janë vetëm dyshime që duhet të vërtetohen", - ka bërë me dije prefekti i Fierit. Ai ka theksuar se verifikimet që do të bëhen, do të provojnë nëse firma ndërtuese është përgjegjëse apo jo për dëmtimin e pallatit 5-katësh. "Nëse vërtetohet se është firma ndërtuese shkaktare e gjendjes së krijuar, atëherë unë dhe institucioni që drejtoj, do ta detyrojmë firmën duke përdorur gjithë mekanizmat ligjore, që të marrë masa të menjëhershme për të shmangur katastrofa si ajo e Gjirokastrës", - ka deklaruar prefekti Shahin Bejtaj.
(s.g/GazetaShqiptare/BalkanWeb)