E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha-Ademit: Marrëveshja e Ohrit themel i stabilitetit

TIRANE- Kryeministri Berisha priti sot në takim zv.kryeministrin e Maqedonisë, Abdylaqim Ademi. Pas takimit Berisha tha se vlerëson progresin e ndjeshëm që është shënuar në zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, si një marrëveshje e cila përbën një themel shumë të fortë ligjor për paqen dhe stabilitetin e Maqedonisë.

“Sikundër, besoj se zbatimi i plotë i saj është interesi më i mirë jo vetëm i shqiptarëve, por edhe i mbarë qytetarëve të këtij vendi mik. Për Shqipërinë paqja, stabiliteti dhe integriteti i Maqedonisë janë të një rëndësie parësore dhe jetike.” u shpreh kryeministri shqiptar.

Ndërkohë zv.kryeministri maqedonas Ademi tha se kishte njoftuar Berishën për dy cështje të rëndësishme. “Së pari, me implementimin e Marrëveshjes së Ohrit që sic tha Ademi vuri bazat e një shteti të përbashkët, të një shteti shumëetnik, ku çdo qytetar do të ndjehet i barabartë. Së dyti, e njoftova Kryeministrin Berisha edhe për një tjetër proces shumë të rëndësishëm për Maqedoninë, zgjedhja e kontestit të emrit me Greqinë”.
Me zgjidhjen e këtij problemi tha Ademi, Maqedonia bëhet anëtar i NATO-s.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›