Kacin: Dialogu Kosove-Serbi i domosdoshëm
BEOGRAD- Raportuesi i PE për Serbinë, Jelko Kacin, duke komentuar projekt-rezolutën e këtij Parlamenti, e cila pritet të miratohet në qershor, thotë se me këtë dokument, i bëhet thirrje Kosovës dhe Serbisë t’i çojnë përpara raportet e tyre, mbi parimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore.
Parlamenti Evropian me këtë projekt-rezolutë kërkon nga Serbia të ketë “qëndrim pragmatik” ndaj statusit të Kosovës, ndonëse apostrofon se “njohja e Kosovës tani për tani nuk është një mundësi e pranueshme për udhëheqjen në Beograd”.
“Përmirësimi i këtyre raporteve është padyshim në interes të të të dyja vendeve, njerëzve që jetojnë në këto vende dhe para së gjithash, në interes të rajonit si një tërësi, sepse një gjë e tillë padyshim kontribuon në zgjerimin e ardhshëm të Bashkimit Evropian”, ka thënë Kacin për Radion Evropa e Lirë.
(e.n/rel/BalkanWeb)