Fier, sekuestrohen 650 gram heroinë 2 në pranga
FIER- Një sasi prej 650 gr lëndë narkotike e dyshuar e llojit heroinë është sekuestruar gjatë orëve të natës nga polcia e Fierit. Në prangat e policisë kanë përfunduar Bledar Abazi, 30 vjeç, dhe Altin Hasanaj, 36 vjeç, nga Ballshi.
Të dy u arrestuan në kushtet e flagrancës pasi në mjetin me të cilin udhëtonin, furgon me targa MK 37-79 A, u gjet dhe lënda narkotike.
Makina është ndaluar teksa po lëvizte në rrugën nacionale Fier- Ballsh, në zonën e njohur si Kthesa e Patosit. Ndaj Abazit dhe Hasanajt është ngritur akuza për veprën penale të posedimit dhe tregtimit të lëndeve narkotike.
(s.g/BalkanWeb)