Tirane, punishte e minave me celular ne Rrugën e Elbasanit
TIRANE- Një minipunishte ku prodhoheshin mina me telekomandë nëpërmjet përdorimit të aparatit celularë.
është arritur të zbulohet nga policia e Tiranës në kuadër të një operacioni të koduar “Celulari”.
Minipunishtja është zbuluar në një apartament në rrugën e Elbasanit, një nga rrugët kryesore të Tiranës.
Policia ka arritur të vërë në pranga dhe dy persona të cilët dyshohen se realizonin shpërthime në distancë përmes celularit.
Ata janë Artan Hasani 38 vjec dhe Endri Ahmetaj. Policia dyshon se janë dhe autorë të disa ngjarjeve kriminale, por nuk jep detaje të tjera.
Gjatë konferencës për shtyp të paradites së sotme, zëdhënësja e policisë Alma Katragjini informoi gjithashtu se në apartamentin e përdorur si punishte e minave me celular janë sekuestruar dhe një sasi lëndësh eksplozivi si dhe pajisje të tjera elektronike që shfrytëzoheshin për ndërtimin e minave me celular.