E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, shoqërime masive në polici

Shoqërimet masive janë bërë pasi ata nuk kanë pasur mjete identifikimi dhe për këtë arsye, ata janë verifikuar. Qëllimi i shoqërimeve ishte prangosja e personave të kërkuar.

Gjatë shoqërimeve janë marrë shenjat e gishtërinjve. Pavarësisht shoqërimeve të shumta të këtij kontingjenti të rinjsh, asnjëri prej tyre nuk rezultoi i implikuar në ngjarje kriminale. 60 persona janë shoqëruar në Vlorë, kryesisht banorë të lagjes “Pavarësia” ndërkohë që shoqërimet në Fier janë bërë si në qytet ashtu edhe nëpër fshatra. Prindërit e të ndaluarve kanë akuzuar policinë për ushtrim dhune, por zyrtarisht nuk njoftohet ndonjë i dhunuar.

Ashtu sikurse në raste të tjera, veprimet e policisë janë politizuar pasi deputeti socialist, Armando Subashi ka qenë në zonë duke përkrahur banorët. Megjithatë, aksionet e policisë vazhdojnë edhe në ditët në vijim për të parandaluar krimet që tronditën jo pak vendin në ditët e para të këtij viti. /Saimir Lleshi/Start/

                                                                                             2011-01-09 17:01
  [ 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›