E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, shoqërohen 200 persona

Përveç dhjetëra personave të shoqëruar në Fier dhe Vlorë, shoqërime të shumta janë bërë edhe në Tiranë.

Nga të dhënat e policisë, bëhet e ditur se gjatë së dielës në kryeqytet janë shoqëruar 200 persona. Nga aksioni, dy persona u arrestuan pasi iu gjetën armë pa leje.

Policia sekuestroi një armë automatike dhe një pistoletë. Të gjithë personat e ndaluar u janë marrë gjurmët e gishtërinjve. Policia ka sekuestruar për verifikim edhe motorë, si dhe ka hequr letrën e zezë të xhamave të makinave.

                                                                                             2011-01-10 09:19
  [ 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›