E Diel, 1 Nëntor 2026

Fier, tenton të vetëhelmohet 40-vjeçari, baba i dy fëmijëve

Një person ka tentuar ti japë fund jetës duke u vetëhelmuar në Fier. Ngjarja është shënuar mesditen e sotme në fshatin Qarr të komunës Levan, ku shtetasi Sokol Ferko, 40 vjec ka tentuar të vetëhelmohet. Mësohet se Ferko ishte i martuar me një shtetase rumune dhe kishte dy fëmijë nga kjo martesë. Burime për Ora News bëjnë të ditur se pikërisht sot kur 40-vjecari ka ndërmarrë këtë akt do të nisej drejt Rumanisë. Ndërkohë Sokol Ferko është dërguar menjëherë në spital për marrjen e ndihmës shëndetësore, nga ku mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Uniformat blu të pranishme në vendngjarje, kanë nisur hetimet për zbardhjen e rastit dhe gjetjen e arsyeve që e kanë cuar 40-vjecarin ne ndermarrjen e ketij akti.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›