Fier terhiqet Gjanica banoret pastrojne balten deme edhe ne Shengjin

Po largojnë ujin dhe baltën për të dytën herë brenda 30 diteve. Të vetëm , pa mbeshtetjen e pushtetit vendor.
Banorët e dy lagjeve të përmbytura në Fier thonë se bashkia po tallet me fatkeqësine e tyre.
Dëmet materiale llogariten në disa dhjetëra milionë lekë. Nuk ka kompesim per cka u ka ndodhur.
150 shtepi banimi dhe 20 biznese u përmbytën nga ujërat e lumit Gjanica. Lumi i cili nuk është pastruar prej 20 vitesh, doli nga shtrati mëngjesin e së premtes si pasojë edhe e reshjeve intensive.
Reshjet në Elbasan, bllokohet rruga Cërrik-Gramsh
Reshjet e dendura të shiut dhe dëborës kanë përfshirë edhe qarkun e Elbasanit. Si pasojë liqeni i hidrocentralit të Banjë ka përmbytur rrugën nacionale që lidh Elbasanin me Gramshin në anën e Cërrikut.
Më problematike paraqitet gjëndja në vendin e quajtur “Ura e Shushicës”. Kjo urë ka qenë e pa kalueshme që nga ora 16.00 e pasdites së premte.
Drejtori i HEC Banjë Spartak Abazi thotë se lartësia e ujit ka arritur 127.6 m dhe megjithëse portat e HEC janë krejtësisht të hapura, uji ulet vetëm me 30 cm në orë.
Policia e qarkullimit rrugor në Elbasan ka ngritur postbllok dhe ka devijuar automjetet në rrugën malore që lidh Elbasanin me Gramshin. Ky problem pritet të marrë zgjidhje përfundimtare vetëm me përfundimin e hidrocentralit Banjë dhe me ndërtimin e rrugës së re.
Lezhë
Shtëpi në ujë, biznese të përmbytura dhe dëme të konsiderueshme. Kjo është situata në qytetin e Shëngjinit 24 orë pas përmbytjeve.
Nëse nuk e shmangeën dot situatën, vendorët po tentojnë të nxjerrin ujin në det. Kreu i komunës Shëngjin Salvador Kacaj ka bërë të ditur se në bashkëpunim me shtabin e emergjencave dhe repartin zjarrfikës po krijohet një çarje e re në afërsi të portit, e cila do të mundësojë nxjerrjen e ujit direkt në det. Kacaj ka deklaruar se shmangia e kësaj situate ka qenë e paevitueshme, duke shtuar se po vlerësohen dëmet e shkaktuara dhe do të mbështesë me mundësitë e saj bizneset e prekura nga kjo përmbytje.
Situata vlerësohet e vështirë nga prefekti i Lezhës Pal Dajci, sipas të cilit komuna e shëngjinit është e angazhuar për të përballuar gjendjen e krijuar dhe ndërhyrjen për një zgjidhje provizore, ndërsa ka shtuar se po punohet për të gjetur një zgjidhje përfundimtare.
Bizneset pranë portit të Shëngjinit, aty edhe ku janë vendosur cisternat e naftës të cilat vlerësohen si shkaktare të këtyre përmbytjeve, kanë patur dëme të konsiderueshme. Pas ndërhyrjes që ka nisur mëngjesin e sotëm pritet që situata në Shëngjin të përmirësohet orëve në vazhdim.
Në qarkun e Lezhës këtë herë përmbytje pati kryesisht në fshatrat e Zadrimës, për shkak të daljes së Drinit.
Komuna asnjë masë paraprake, banorët të irrituar
Fryrja e Vjosës ka bërë që disa shtëpi dhe shumë sipërfaqe toke të përmbyten në komunën Novoselë.
Pazari i gjese se gjalle është mbuluar nga uji prej momentit kur nisën reshjet e forta.
Më të dëmtuar janë banorët që kanë ndërtuar shtëpi pranë lumit. Por edhe pse kjo situatë është e pervitëshme, banorët vazhdojnë të jenë të irrituar me të zgjedhurit vendorë.
Sipas tyre Komuna nuk ka marrë asnjë masë paraprake.