Shkodër, i dhunonte vajzën, vjehrri plagos rëndë dhëndrin

Lajmi bëhet i ditur nga policia e Shkodrës, e cila njofton se viktima Nikolin Nika, 35-vjeç, ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin Rajonal të Shkodrës.
Hetuesit thonë se 57-vjeçari Tom Ndoi kishte nisur t’i kërkonte llogari dhëndrit të tij për dhunimin e së bijës. Në debat e sipër mes vjehrrit dhe dhëndrit në të njëjtën kohë edhe bashkëpronarë të restorantit “Dubai”, Ndoi ka nxjerrë një pistoletë që e mbante pa leje dhe ka plagosur 35-vjeçarin.
Babai i dy fëmijëve është dërguar urgjentisht në spital ku edhe pse u është nënshtruar operacioneve, gjendja e tij vazhdon të jetë e rëndë.
Ndërkohë, policia nuk e ka pasur të vështirë arrestimin e autorit të krimit pasi ai i priti ata në lokal, pa u larguar.
“Thjesht kam dashur ta tremb dhëndrin. Nuk e di as vetë si u shkreh arma. Është e vërtetë se isha shumë i nxehur”, tha i penduar Ndoi gjatë marrjes në pyetje. Ndaj tij pritet të jepet masa e sigurisë burg pa afat për “vrasje me dashje e mbetur në tentativë” si dhe “armëmbajtje pa leje”. /Start/
2012-04-14 08:14