E Shtunë, 31 Tetor 2026

Italia akordon 200 mije euro per SME-te ne Shqiperi



Nje grant prej 200 mije eurosh per zhvillimin dhe mbeshtetjen e ndermarrjeve te vogla dhe te mesme, te njohura si SME. Ky eshte granti me i ri i akorduar nga qeveria italiane, ne kuadrin e zbatimit te projektit per rritjen e novacionit dhe zhvillimit teknologjik te ndermarrjeve, i cili do te menaxhohet nga Dhoma e Tregtise dhe Industrise se Tiranes. Nga ana e tij, drejtori i Agjencise per Promovimin dhe Nderkombetarizimin e ndermarrjeve italiane (ICE), Francesco Vitulli, tha se investimi ne teknologji eshte nje nga zgjidhjet per perballimin e efekteve negative te krizes financiare. "Ndermarrjet e vogla dhe te mesme zene pjesen me te madhe te sipermarrjes se lire shqiptare. Ndaj ne e shohim te arsyeshme mbeshtetjen e ketij sektori", - mesohet te jete shprehur ai.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›