Fier, ullishtja merr flakë, 70-vjeçari vdes i asfiksuar
FIER - Një i moshuar ka humbur jetën pasditen e sotme në fshatin Margëlliç të Fierit, pasi ullishtja e tij u përfshi nga flakët. Burime nga policia lokale bëjnë të ditur se 70-vjeçari Elmaz Leka ishte duke punuar në parcelën e tij me ullinj në kodrat e Margëlliçit, kur është rrethuar nga flakët që përfshinë pemët njëra pas tjetrës.
Mësohet se 70-vjeçari humbi jetën pasi u asfiksua nga tymi. Momentalisht mbeten ende të panjohura shkaqet e rënies së zjarrit.
Policia dhe forcat zjarrfikëse mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e flakëve dhe për zbardhjen e ngjarjes së rëndë.
(er.nu/BalkanWeb)