Policia 2 operacione për kultivimin e narkotikëve, 4 në pranga
TIRANË - Në dy operacione të zhvilluara sot nga Policia së Shtetit janë arrestuar pesë persona, katër prej tyre me akuzën e kultivimit të bimëve narkotike dhe njeri i dyshuar për falsifikim dokumentesh.
Policia e Shtetit, me anë të një komunikate për shtyp, bëri të ditur se nga strukturat e Departamentit kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit, përkatësisht strukturat e Drejtorisë Kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve, si dhe strukturat e Drejtorisë kundër krimit Financiar, në bashkëpunim dhe me strukturat e Prokurorisë, gjatë ditës së sotme janë finalizuar 2 operacione policore, në sajë të të cilëve u bë i mundur arrestimi i 5 shtetasve.
Kështu, në sajë të operacionit të koduar “Pisha”, të realizuar njëkohësisht në rrethet e Tiranës dhe të Tropojës, nga strukturat e luftës kundër narkotikëve dhe trafiqeve pranë Drejtorive të Policisë së Qarqeve Tiranë dhe Kukës, në bashkëpunim me forcat RENEA, si dhe Prokurorinë e rrethit Gjyqësor Tropojë, është bërë i mundur arrestimi i shtetasve Filip Gjeloshaj, 38 vjeç, i cili njihet si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i kërkuar disa herë për krime të rënda kundër personit dhe kundërshtim të punonjësve të Policisë së Shtetit, Nikollë Mulaj, 66 vjeç, Rinard Progni, 22 vjeç dhe Besnik Mëshaj, 35 vjeç, nga Tropoja.
Arrestimi i këtyre shtetasve është bërë i mundur në kuadër të një procedimi penal të vitit 2012, nën akuzën e kryerjes së veprës penale të “kultivimit të bimëve narkotike të kryer në bashkëpunim”. Pas një hetimi të shtrirë në harkun kohor të rreth 9 muajve, të kryer nga strukturat e Policisë së Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë, ka rezultuar se këta shtetas janë autorët e dyshuar të kultivimit të një sasie të konsiderueshme të bimëve narkotike, në 6 parcela, në Komunën e Lekbibajt. Ndaj 4 shtetasve të sipërcituar, Gjykata e rrethit Tropojë, ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”, në sajë të materialeve dhe provave të grumbulluara gjatë këtij hetimi.
Po gjatë ditës së sotme, nga Drejtoria Kundër Krimit Financiar në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me Njësinë Task Forcë pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, u finalizua me sukses operacioni policor “Topografi”, në kuadër të të cilit u bë i mundur arrestimi i shtetasit Sulejman Metani, 58 vjeç, banues në Shkodër, më detyrë Inspektor në Policinë Ndërtimore të Qarkut Shkodër.
Në sajë të hetimeve intensive dhe mjaft profesionale të kryera, për një periudhë 6-mujore, ka rezultuar se ky shtetas në bashkëpunim me persona të tjerë, ka falsifikuar dhe paraqitur pranë Agjencisë së Kthimit e Kompensimit të Pronave, një dosje për kthim prone, për përfitimin e një prone shtetërore prej 43 mijë m² në bregdet, në zonën turistike të Velipojës.
Bazuar në materialet e grumbulluara në kuadër të këtij hetimi nga strukturat e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Njësinë Task Forcë, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka vendosur masën e sigurimit “arrest me burg” për shtetasin Sulejman Metani, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “falsifikim i dokumenteve në bashkëpunim më shumë se një herë”.
(er.nu/ata/BalkanWeb)