E Diel, 1 Nëntor 2026

Nasip Naço jep dorëheqjen nga posti i nënkryetarit të Kuvendit

TIRANE- Nasip Naço jep dorëheqjen nga posti i nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë.

Naço ishte propozuar nga LSI për të qenë nënkryetar i Kuvendit gjatë koalicionit PD-LSI, ndërkohë që mësohet se do vijojë të ushtrojë mandatin e tij si deputet i LSI.

Pas koalicionit PS-LSI, vijon vala e largimeve të anëtarëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim, nga postet politike që mbante në qeveri dhe administratën publike. Pak ditë më parë Petrit Vasili dha dorëheqjen nga posti i nënkryetarit të Bashkisë.

(e.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›