E Shtunë, 31 Tetor 2026

Abramovich nuk është më rusi më i pasur

MOSKE - Revista “Forbes” ka vendosur Aliser Usmanov në krye të listës së miliarderëve rusë. Usmanov, i cili është pasuruar me industri metalesh, kryeson listën me 17.6 miliardë dollarë ndaj bankierit Mihail Fridman, me 16.5 miliardë dollarë.

Dikur më i pasuri mes rusëve, Roman Abramovich, ka rënë në vendin e 13-të. Oligarku rus, pronar i klubit futbollistik Chelsea, ka humbur 1.9 miliardë dollarë për një vit dhe tani ka 10.2 miliardë.

Sipas revistës “Forbes”, gruaja më e pasur në Rusi është Jelena Baturina, bashkëshortja e ish-prefektit të Moskës, Juri Luzkov. Pasuria e saj vlerësohet në 1.1 miliardë dollarë.

(er.nu/rel/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›