E Shtunë, 31 Tetor 2026

Acari do të largohet nga Europa në fund të shkurtit

Europë- Acari që ka goditur Europën javët e fundit duket se do të ‘largohet’ në fund të këtij muaji.

Kështu raportojnë agjencitë e huaja të lajmeve, sipas së cilave edhe pjesa lindore e kontinentit e mësuar me mot të ftohtë u ndje e papërgatirur përballë temperaturave që zbritën deri në -35 gradë celcius.

Italia ka shënuar numrin më të lartë të viktimave në vendet Perendimore, ku 40 persona humbën jetën nga i ftohti. Ndërsa në të gjithë Europën numrin i të vdekurve shkoi afro 500 persona, pjesa më e madhe e tyre u shënua në Ukrainë.

Në Gjermani i ftohti bëri që qeveria të jepte urdhër për rivënien në punë të reaktorëve berthamorë, të cilët ishin fikur edhe për 10 vitet e ardhshme.

Ndërkaq në Francë raportohet se shpenzimi i energjisë ka arritur rekordin e shënuar në dekadat e fundit, kjo dhe për shkak të reduktimit të gazit rus për si rrjedhojë e rritjes së kërkesës për të nga i gjithë kontinenti. Reduktim ky që u ndje në të gjithë Eurpoën, përfshirë edhe vendin tonë.

Europa Lindore duket se e ndjeu më shumë problematikën e të ftohtit ku në shumë vende si Poloni, Rusi, Ukrainë, Bosnje, Serbi qindra persona humbën jetën, ndërsa aeroportet paralizuan fluturimet dhe rrugë të tëra ngrinë nga akulli.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Pas pastrimit të detit nga nafta, më në fund pinguinët u rikthyen Pinguinët u kthyen në det pas dy muajve robëri. Ata...
  2. I ftohti “mbërthen” Europën, 40 persona humbën jetën Europa Lindore dhe Qendrore është përfshirë nga moti i keq...
  3. Europa në epokën e akullnajave, në Ukrainë 122 viktima I ftohti ka paralizuar Evropën, ndërkohë që numri i viktimave...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›