Fier vdes 44 vjecari qe u plagos te shtunen
Humb jetën 44-vjecari Nuri Cela, i cili u plagos ditën e shtunë në qytetin e Fierit.
Ngjarja ndodhi pas një debati për motive të dobëta mes 44-vjecarit Çela dhe 24-vjeçarit Sokol Mocka, banor i lagjes “1 Maji”.
Ka qenë 24-vjeçari Moçka i cili ka qëlluar me çifte Nuri Çelën. Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Havaleas në afërsi të një lokali rreth orës 18:00 të ditës së shtunë.
Autori i krimit është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërkohë që i plagosuri është gjetur në anë të rrugës nga disa kalimtarë që kanë njoftuar menjëherë policinë.
Policia ka arrestuar 24 vjeçarin Mocka dhe ka nisur dokumentimin e ngjarjes, dhe për zbardhjen e plotë të saj.