E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtohen semundjet e shendetit mendor

Stresi, ankthi dhe depresioni po shqetësojnë gjithnjë e më tepër shqiptarët.

Të sëmurët me probleme të shëndetit mendor po shtohen në mënyrë të frikshme, aq sa mendohet se në 2020-ën do të zënë vendin e dytë pas sëmundjeve kardiovaskualare.

Vetëm për muajin Qershor, 248 persona kanë kërkuar ndihmë të specializuar mjekësore pranë Urgjencës së Spitalit Psikiatrik në Tiranë. Mjekët tregojnë se burimi i këtyre sëmundjeve kanë qenë problemet sociale.

Por shqetësimi më i madh për mjekët është stigma e cila ndalon shumë të sëmurë të kurojnë sëmundjen, duke lejuar kështu agravimin e saj deri në rastet më të rënda.

Më herët Organizata Botërore e Shëndetësisë në një studim të saj ka konkluduar se nga 500 të intervistuar nga qytete të ndryshme të Shqipërisë vetëm 8% kanë pranuar se kanë kaluar probleme të shëndetit mendor, ndërkohë që 75% e tyre janë shprehur për gjendje stresi, ankthi e depresioni.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›