E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fluks ne Portin e Durresit i te ardhurve nga Italia

Porti i Durrësit, i konsideruar si nyja me e rëndësishme për levizjen e udhetareve, eshte gati per te pritur fluksin e madh te shtetasve te cilet futen ne vendin tone nepermjet kesaj pike kufitare.

Fundjava ka shenuar nje rritje te numrit te emigranteve qe kthehen ne vendin tone per pushimet verore.

Mengjesin e sotme jane ankoruar gjashte tragete nga ku jane zbarkuar mbi 5 mije emigrante si dhe 1 mije e 700 mjete
Për të përballuar fluksin e pasagjerëve, i cili ne ditet ne vijim pritet te dy apo trefishohet, janë marrë masa për çeljen e sporteleve shtesë, si për pasagjerët ashtu edhe për ata që vijnë me automjete.

Nga ana e policise kufitare eshte shtuar numri i sporteleve në 31 si dhe jane vene ne dispozicion hapesira te reja te terminalit te ri te pasagjereve me qellim perpunimin sa me te shpejte te udhetareve.

Ndryshe nga sezonet e kaluara, sivjet fillimi i punës për përpunimin e trageteve në mëngjes do të nisë në oren 7.00, një orë më parë se sa orari i deritanishëm, ndersa nisja e trageteve në mbrëmje do të bëhet sipas orarit të parashikuar në biletë, pra ne oren 23.00 dhe jo në orare të tjera.

Këtë sezon në lundrim do të jenë 9 tragete, të cilave do ti jepet prioritet në hyrje dhe në dalje të basenit portual krahasuar me anijet tregtare të mallrave.

Ndërkaq per te mbajtur nen kontroll situaten ne port punojne edhe efektiva të policisë së qarkullimit me qëllim eliminimin e kaosit të automjeteve te cilet hyjne ne territorin e portit.

Gjatë 24 orëve të fundit në portin e Durrësit kanë hyrë mbi 8 mijë shtetas si dhe 2 mije e 400 mjete, të mbërritura më 12 tragete.
Sipas të dhënave nga agjensitë e udhëtimit për pushimet verore në vendin tonë vetëm përgjatë muajit Korrik- Gusht pritet të mbërrijnë mbi 540 mije shtetas dhe po aq pritet te largohen.

Të njëjtat burime pohojnë se cmimi i biletave mbetet i njëjtë me atë të sezoneve të kaluara, cmime këto që variojnë nga 70 deri në 120 euro për person në fundjave, ndërsa gjatë javës cmimi i biletës pëson një rënie prej 10 %.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›