E Shtunë, 31 Tetor 2026

Masa ndeshkuese kontroll ne restorante dhe fast food-e

Të gjitha restorantet, fast food-et apo subjektet tregtare do të jenë në monitorim të rreptë gjatë muajit korrik dhe gusht, nga inspektorët e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit. Kjo në veçanti për zonat turistike, të cilat gjatë këtyre muajve, janë edhe më shumë të frekuentuara nga pushuesit.

“Ka gjithmonë subjekte të cilat nuk janë konform kërkesave ligjore. Kemi gjetur shkelje dhe normalisht kemi marrë masa duke bllokuar aktivitetin e shitjes së biznesit dhe duke sekuestruar ato produkte ushqimore të cilat ne i konsiderojmë janë jashtë kushteve të tregtimit”-thotë Rezart Kthupi, Drejtor i Drejtorisë së Vlerësimit  dhe Komunikimit të Riskut.

Pjesë e këtyre monitorimeve do të jenë edhe tregjet, të cilat aktualisht plotësojnë pjesërisht standartet, për kushtet në të cilat tregtojnë mallrat ushqimore për konsumatorët shqiptarë.

“Le të themi që janë relativisht afër standarteve. S’mund të themi që i plotësojnë të gjitha sepse duke pasur parasysh që administrimi është zakonisht publik, edhe vetë tregtarët nuk janë të gatshëm të respektojnë kushtet thelbësore”-thekson ai.

Masa më ndëshkuese për ato subjekte që nuk plotësojnë kushtet higjeno – sanitare, do të jetë ajo e pezullimit të përkohshëm të aktivitetit.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›