Fier, vdes në aksident polici rrugor
Ngjarja ndodhi sot rreth orës 05:30, kur Roland Musaraj, 50 vjeç, duke udhëtuar në Unazën e re të Fierit me automjetin e tij Benz me targa TR 9438 A, u përplas me një kamion me targa TR 5979 B, të parkuar në rrugë.
Nga burime pranë policisë në vendngjarje mësohet se viktima humbi jetën si pasojë e përplasjes. Të njëjtat burime bëjnë me dije se shkak i aksidentit mund të ketë qenë gjendja e përgjumur e drejtuesit në momentin e përplasjes. Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit.