E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, vetëhelmohen dhe vdesin dy të rinj

E reja u dërgua me urgjencë në spital, por pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, ajo nuk mundi të mbijetonte. Forcat e policisë shkuan në banesën e saj në Fier, ku nisën hetimet për të përcaktuar shkaqet. Paraprakisht thuhet se vajza ishte në depresion të thellë.

Ndërkohë, një tjetër rast u regjistrua në Ballsh, ku humbi jetën shtetasi me iniciale E.D, 20-vjeç. Edhe ky kishte konsumuar të njëjtin lloj helmi, duke ndërruar jetë pas disa orësh në spital. Edhe për këtë rast, thuhet se arsyeja ka qenë depresioni. /Start/

                                                                                             2012-05-24 11:09
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›