E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksidenti i Himarës, dy vajzat në koma dërgohen në Austri

 Një avion u nis në orën 16:00 nga Rinasi drejt Vjenës me dy vajzat që ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.

Kërkesës për ndihmë iu përgjigj një ditë më parë ambasada e Austrisë në Tiranë e mbështetur edhe nga bankë austriake në vend. Dërgimi ishte paralajmëruar që në orën 11:00 të ditës së sotme, por nuk dihen ende shtyrja deri në këtë orë.

 Nga ngjarja tragjike e ndodhur më 21 maj në Himarë, mbetën të vdekur 13 persona, 11 prej të cilave studente në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan. Nga ngjarja mbetën të plagosur edhe 26 persona të tjerë. Ndërkohë, gjendja shëndetësore e vajzave të tjera të plagosura nga aksidenti në Himarë paraqitet më e mirë.

Aktualisht 12 prej tyre marrin shërbimin shëndetësor në Spitalin Ushatark dhe 4 janë ende në spitalin e Vlorës. Drejtori i Politikave Shëndetësore në Ministrinë e Shëndetësisë, Pëllumb Pipero, tha se nga reanimacioni në Spitalin Ushtarak kanë dalë 6 vajza të plagosura dhe janë vendosur në pavion.  /Start/

                                                                                             2012-05-24 16:20
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›