E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, vetëhelmohet me fostoksinë 53-vjeçarja

Një 53-vjeçare i ka dhënë fund jetës duke u vetëhelmuar me fostoksinë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Portëz të Fierit, ku Lavdie Tare 53 vjeç ka ndërruar jetë pasi ka konsumuar një sasi fostoksine.
 

Ajo është gjetur në banesë nga familjarët e saj të cilët e kanë dërguar me urgjencë në spitalin e Fierit por edhe pas ndërhyrjeve të mjekëve 53-vjeçarja nuk ka mundur të jetojë.
 

Nuk dihen ende shkaqet të cilat e kanë çuar gruan t`i japë fund jetës por policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›