Fushë Krujë, vdes në llixha 50-vjeçari

Një 50 vjeçar ka gjetur vdekjen në llixhat e Fushë Krujës në fshatin Bilaj.
Sipas të dhënave paraprake thuhet se viktima është Mustafa Masha i cili ishte edhe punonjës në llixha.
Burime zyrtare nga policia thanë se Masha pasi kishte mbaruar punën kishte hyrë në një zonë të rrezikshme çka mendohet ti ketë shkaktuar edhe vdekjen. Gjithsesi lidhur me këtë rast uniformat blu kanë nisur hetimet dhe po punojnë për hedhjen dritë mbi ngjarjen.