E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lezhë, kapet 2 kg hashash,arrestohet 25-vjeçari

Policia e Lezhës ka bërë të mundur sekuestrimin e 2 kg hashash ndërsa ka arrestuar edhe poseduesin e drogës.
 

Burime nga policia bëjnë me dije se gjatë një operacioni të zhvilluar mbrëmjen e djeshme në rrugën Skuraj-Superstradë është arrestuar 25-vjeçari Kastriot Malshi.
 

Sipas policisë droga është gjetur gjatë kontrollit të makinës së 25-vjeçarit.
 

Ndërkohë materialet në ngarkim të tij i kanë kaluar prokurorisë për hetime të mëtejshme.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›