E Diel, 1 Nëntor 2026

Shefi i EULEX, Xavier Bout de Marnhac, vizitë në Shqipëri me ftesë të zëvendëskryeministrit, Edmond Haxhinasto

05-10-2011 / Gazeta 55

Me ftesë të zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme Edmond Haxhinasto mbërrin sot për vizitë në Tiranë, shefi i Misionit të Bashkimit Europian për Rend dhe Ligj në Kosovë, EULEX, Xavier Bout de Marnhac.
Haxhinasto dhe de Marnhac do zhvillojnë bisedime rreth situatës së fundit në rajon, ndërsa më pas do zhvillojnë dhe një konferencë të përbashkët për shtyp.
Kreu i EULEX-it do takohet më pas me Ministrin e Brendshëm, Bujar Nishani dhe do të nënshkruajë një marrëveshje bashkëpunimi mes komponentit të Policisë së EULEX-it dhe Policisë së Shtetit të Republikës së Shqipërisë.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›